Një person në Shtime ka pranuar se ka bërë lajmërim apo kallëzim të rremë, duke u deklaruar në stacionin policor të kësaj komune se dikush e ka sulmuar dhe ia ka grabitur 3500 euro.
Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se A.G. 48-vjeçar lajmërimin e ka bërë të shtunën në mëngjes, duke thënë se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes “persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur”.
Pas deklarimit, kanë nisur hetimet se mund të jetë kallëzim i rremë. Ankuesi është testuar me alkool-test dhe rezultati ka dalë 1.42 promila.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, në prani edhe të avokatit mbrojtës, pasdite qytetari ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm.