Një nënë, e cila së bashku me të dashurin e saj qeshnin teksa torturonin për vdekje djalin e saj të mitur janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Sebastian Kalinowski, 15 vjeç, vdiq pas frakturave të shumta të brinjëve, pas disa javësh sulme mizore dhe abuzime.
“Nëna e tij Agnieszka Kalinowska, 35 vjeç dhe partneri i saj Andrzej Latoszewski, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e tij.
Ditën e sotme ata u dënuan me burim të përjetshëm.
Dyshja qeshte ndërsa torturonte djalin kur e abuzonte , tha juria, shkruan The Sun.
Babai i shkatërruar i Sebastianit e quajti ish-gruan të pamëshirshme dhe pa asnjë grimë njerëzore.
“Unë kurrë nuk do ta kuptoj se sa urrejtje duhet për të bërë një gjë të tillë. Pyetja është pse? Pse e urreve atë në një shkallë të tillë që e lejove atë psikopat ta trajtojë ashtu?
“Si mund ta lini fëmijën tuaj të dëmtohet? Ju i morët gjithçka – dinjitetin dhe jetën e tij.
Juri u shpreh se 15-vjeçari ndodhej në Britani prej një viti pasi u transferua nga Polonia për të jetuar me nënën dhe të dashurin e saj. /Abcnews.al