Live

“Nëna ime herioinë, kurrë nuk u bë pishman pse u martua me babain, edhe sot është e hekurt”

15:42 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj ishte e ftuar në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net.

Ajo bëri rrëfime ekskluzive duke treguar edhe për vështirsitë e nënës, dashurinë dhe respektin e babait ndaj nënës së saj.

Malaj tregoi se nëna e saj kurrë nuk u bë pishman pse u martua me babain e saj dëshmor.

Tutje, Fitore Malaj tregon se si nëna saj edhe në ditët e sotme është plotë vullnet.

“Unë e shoh cdo ditë cdo mëngjes ajo është krejt jetë krejt vullnet dmth e dinë saktësisht ka qenë shumë e përgaditur për atë qka i ka ndodhë dhe në asnjë momënt nuk kthehet dmth është e pa im pagjinushme nganjëherë është e pa besushme. Nganjëherë them se vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”.

Ndërkaq, Malaj tregon se si nëna e saj edhe në ditët e sotme flet për babain e saj dhe mesazhet që jep për burrin e saj, dëshmorin Rexhep Malaj.

“Bile ajo flet për babain, ajo fol shumë për të,  ajo thotë unë vetëm fizikisht nuk e kam, flas me të, unë punoj me të, jetoj me të. Dmth edhe ajo jep mesazhe shumë të mira se si ka qenë si bashkëshort në atë kohë si është sill me të që në ditët e sotme ski asi bashkëshort që sillen me gratë e veta”.

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...