Live

Nëna në Fushë Kosovë përdor sasi të tepruar të barnave për shkak të presionit nga i biri

12:11 / 08 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe për shkak të presionit ajo ka përdorur sasi të tepruar të barnave qetësuese.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i mituri është liruar pas intervistimit.

“DHUNË NË FAMILJE | Fushë Kosovë 06.12.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima si pasojë e presionit ka përdorur sasi të tepruar të barnave qetësuese, e cila ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua