Live

Nenad Rashiç ministër i ri në vend të Goran Rakiqit

10:05 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, është emëruar sot Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, mëson Qendra Mediale.

Vendimi për emërim është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti.

Posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim ka qenë zbrazët për gati një muaj, pasi ish-ministri Goran Rakiq dha dorëheqjen.

 Kujtojmë se Lista Serbe ka vendosur që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës një muaj më parë, ata braktisën Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin, policinë dhe komunat.

Shpërndaje në

U Kopjua