Live

Nënkryetari i Listës Serbe thotë se tensionet në Veri janë të larta, akuzon Kurtin

10:05 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se tensionet në Veriun e Kosovës janë të larta dhe se, sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po i injoron paralajmërimet”.

Sipas tij, serbët në Kosovë përpiqen për një jetë normale, por thotë se tensionet janë të pranishme në jetën e tyre dhe kjo po ndikon në procesin shoqëror.

“Tensionet në Kosovë janë të larta, por nuk janë rezultat i ndonjë aktiviteti serb, por i shkaktuar nga plani i Kurtit i cili shpërfill thirrjet e vendeve më të fuqishme të botës”, ka thënë ai, ka raportuar Tanjug.

Ai po ashtu ka propaganduar duke thënë se “Kurti ka për qëllim dëbimin e serbëve”.

Po ashtu, pa dhënë asnjë provë ka thënë se Policia e Kosovë “po e ngacmon vazhdimisht” popullin serb në Kosovë. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...