Nnëkryetari i Lëvizjes URA, të Dritan Abazoviqit, Milosh Konatar, është shprehur se nuk është e nevojshme të nxitohet me vendimin për anëtarësim të Malit të Zi në Ballkanin e Hapur.
“Mali i Zi është strumbullari i bashkëpunimit rajonal. Ballkani i Hapur është vetëm një nga iniciativat e shumta rajonale dhe nuk ka nevojë të nxitohet me vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur. Ballkani i Hapur, është një grup marrëveshjesh ndërshtetërore që duhet të vendosen nga Parlamenti i Malit të Zi kur analizojmë të gjitha argumentet – pro dhe kundër Qëllimi i Malit të Zi është Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konatar në Twitter.