Live

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Merdar -Nish

13:48 / 12 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Sot në Beograd eshte nënshkruar marrëveshja financiare per ndertimin e autostradës E-80 Nish-Merdar me vlere 100 milionë euro.

Nëshkrimin në kontratë e ka vënë ministrja e ndërtimit dhe komunikacionit Zorana Mihajlloviq dhe drejtori i sektorit për Itali , Maltë , Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor si dhe Migel Morgado nga Banka Evropiane te investimeve (EIB).

Sipas tij kjo është një nga gjashtë autostradat që do të ndërtohen në Serbi gjatë vitit 2019 dhe 2o2o. “Ndoshta duket e pamundur por kjo është më së e mundshme kur Serbia ka ekonomi stabile dhe politikisht është stabile,tha Mihajloviq.

Perfaqesuesi i EIB tha se kontributin kryesor i Komisionit Evropian në këtë projekt është ndërlidhja e rajonit dhe shtoi se EU ka vite që e mbështet Serbinë .

Komisarja e Komisionit Evropian për transport Violeta Bulc tha se ndërtimi i autostradës Nish- Merdar eshtë me rendesi per ndërlidhjen e rajonit, duke shtuar se ndërlidhja është afri, shprese e miqësi mes njerëzve. Përvec kësaj ” auostrade të paqes”, gjithashtu planifikojmë qe kjo pjesë të lidhet edhe me qarkullim ujor, tha Bulc.

Shpërndaje në

U Kopjua