Live

Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e projekteve të infrastrukturës ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës

12:09 / 28 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi, respektivisht ministrin për investime kapitale Ervin Ibrahimoviq dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë.

“Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimović, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...