Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cili mundësohet shkëmbimi i informacioneve të dosjeve penale për shtetasit e këtyre shteteve.
Qëllimi i Memorandumit është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informatave lidhur me të dhënat gjyqësore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në punën e përbashkët për luftën kundër krimit.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi, Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po dëshmohet si shtet serioz, duke e avancuar pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare.
Memorandumi është e hartuar në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Konventa e Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale si dhe reflekton praktikat më të mira evropiane.