Live

‘Nesër heqim flamurin’, Arifi: S’duam përshkallëzim të situatës

23:21 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi deklaroi se nesër duhet hequr flamuri shqiptar që ai vendosi sot në ndërtesën komunale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se nuk kërkon që të ketë një përshkallëzim të situatës.

“Nuk është në plan sa orë, vjen një moment që duhet faktikisht të hiqet, për arsye se vazhdojnë represialet më të rënda. Në këtë formë ne nuk duam të lëndojmë askënd. Nuk duam një eskalim të situatës këtu në Luginën e Preshevës, e cila mund të ketë ndikim edhe më të gjerë.

Këtë fakt, po më duket, Prishtina dhe Tirana nuk kanë parasysh që politikat tona që i vendosim këtu, janë mbrojtës ndaj qasjes asimiluese të Serbisë, por edhe kontribues në drejtim të dialogut. Për ne është problemi më i vogël që të eskalojmë siç e eskalojnë në veri serbët. Mendoj që duhet të jemi kontribues dhe stabilizues në këtë proces të vështirë në dialogun në Bruksel”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua