Live

Nesër në kuvend mbahet ceremonia falenderuese për gazetarët ukrainas

19:37 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, nesër, e premte në Kuvendin e Kosovës do të mbahet ceremonia e dorëzimit të letrave të falenderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Duke filluar nga ora 13:15, në këtë ceremoni do të mbajnë fjalim Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani; Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i gazetarëve ukrainas në Kosovë, Luidmyla Makei, njofton Kuvendi i Kosovës përmes deklaratës për media.

Shpërndaje në

U Kopjua