Live

Nesër nënshkruhet kontrata për pasaporta, por kur do të mund t’i marrin qytetarët?

15:07 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Problemit për furnizim me pasaporta duket se po i vjen fundi. Nesër pritet të nënshkruhet kontrata me kompaninë gjermane “Veridos”, e cila do të furnizojë Shtetin me pasaporta, letërnjoftime e patentë-shoferë. Kostoja e kësaj kontrate është mbi 4 milionë euro dhe është dhënë përmes procedurës së negociuar.

Kosovarëve me shumë gjasë do t’ju bie të presin deri vitin tjetër për t’u furnizuar me pasaporta.

Edhe pse një tender për furnizim me dokumente personale i është dhënë dje kompanisë gjermane “Veridos GMBH”, kontrata ende s’është nënshkruar.

Nënshkrimi i saj pritet të bëhet nesër, por se kur do të arrijnë këto dokumente s’dihet ende.

Në njoftimin për kontratë s’përmendet ndonjë afat kohor për arritjen e tyre, por vetëm thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj dhe se është dhënë përmes procedurës së negociuar.

Shpërndaje në

U Kopjua