Live

Nesër seanca plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

16:39 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nesër do të mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e cila pritet të filloi në orën 10:00, janë 16 pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës 

1.  Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, 
3.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
5.  Raportimi i kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
6.  Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
7.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
8.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, 
9.  Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
10.  Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
11.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
12.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
13.  Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
16.  Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua