Live

Netflix tani do të transmetojë shfaqje LIVE: Komedia e Chris Rock do të jetë e para

16:05 / 11 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Specialja e ardhshme e komedisë së Chris Rock do të jetë shfaqja e parë live e Netflix.

Transmetuesi gjigand përpiqet të rrisë shifrat e shikueshmërisë duke bërë komedi me Chris Rock.

Javën e kaluar, Netflix prezantoi planin e ri ‘Basic with Ads’, duke u ofruar abonentëve një marrëveshje prej 6,99 dollarësh që përmban katër deri në pesë minuta reklama në orë dhe një përzgjedhje të kufizuar shfaqjesh. 

Netflix njoftoi sipërmarrjen e tij më të re të enjten, duke thënë se speciali i Rock do të transmetohet drejtpërdrejt globalisht në fillim të vitit 2023.

“Chris Rock” është gati të bëjë histori si artisti i parë që performon LIVE në Netflix!” njoftoi Netflix në Twitter shkruan MailOnline, transmeton kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua