Manuel Neuer nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga Kombëtarja e Gjermanisë, edhe pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Gjermanët u eliminuan për herë të dytë radhazi në fazën e grupeve dhe kanë shpërthyer kritikat nga tifozët dhe analistët në drejtim të trajnerit dhe futbollistëve.
Edhe pse pritej që disa nga garda e vjetër të pensionohen nga Kombëtarja, portieri dhe kapiteni Manuel Neuer nuk e mendon një gjë të tillë.
36-vjeçari ka bërë të qartë se dëshiron të luaj edhe ne ‘pancerët’ dhe se nëse do të ftohet do të luaj edhe për disa vite.
“Nuk e mendoj të largohem. Nëse Gjermania do të më ftojë sërish, do të jem i gatshëm. Dëshira dhe obligimi im dihet”, tha Neuer.
“Natyrisht që jemi të fustruar dhe është kjo pika ku ne duhet t’ia nisim punës nga e para. Reflektimi nga i gjithë ky rrugëtim i zbehtë nga ana jonë”, tha Neuer.
Portieri i Bayern Munich është pjesë e Kombëtares A të Gjermanisë që nga 2009 dhe deri më tani ka zhvilluar 117 ndeshje.
Nga 117 ndeshje të zhvilluara me gjermanët, Neuer ka pranuar 113 gola derisa e ka mbajtur portën e paprekur në 48 ndeshje.