Live

Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani e Bashkim Jashari, shkelësit e ligjit për simbolet

09:13 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kanë shkelur ligjin e Kosovës për simbolet.

Spahiu ka publikuar një fotografi nga takimi i djeshëm i Osmanit me Jashari, ku ai thotë se në këtë rast Osmani ka shkelur ligjin për herë të tretë ndërsa Jashari për herë të parë.

Më tej, ai shkruan në Facebook, se me “çfarë fytyre flasim para të huajve për ligjin në veri të Kosovës?”.

Shkrimi i plotë i tij:

Shkelësit e ligjit për simbolet

1. Presidentja dhe komandantja supreme Vjosa Osmani-Sadriu (plus juriste me profesion). E shkelë ligjin (dhe kushtetutën) për herë të tretë.

2. Komandanti i FSK, Bashkim Jashari. E shkelë ligjin për herë të parë.

E me çfarë fytyre flasim para të huajve për ligjin në veri të Kosovës?

Shpërndaje në

U Kopjua