Live

Neymari në shitje, PSG i’a ofron Realit, Juventusit e Manchester Unitedit

18:44 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Neymar pritet të largohet nga Parisi këtë verë.

Futbollisti është i pakënaqur në klubin parisien, dhe gjatë tërë verës ka kërkuar me ngulm kalimin tek Barcelona. Por që mesa duket kjo dëshirë nuk do i plotësohet, megjithatë braziliani ka opsione të tjera.

Drejtuesit e PSG  i’a ka ofruar Neymarin  Manchester Unitedit, Juventusit dhe Real Madridit deri më tani.

 Neymari fillimisht iu ofrua Manchester Unitedit. Oferta ishte në vlerë prej 20 milionë eurosh në formë huazimi, por Manchester Unitedi e refuzoi këtë ofertë.

PSG-ja e kontaktoi menjëherë edhe Real Madridit, pasi që, për dallim nga rasti me Barcelonës, marrëdhënia e francezëve me madrilenët është e mrekullueshme. Por, përderisa Florentino Perez është tifoz i Neymarit, trajneri Zinedine Zidane e preferon Paul Pogban.

Juventusi është një tjetër klub që është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Neymarit. Braziliani i përshtatet profilit të lojtarit që i nevojitet bardhezinjve, mirëpo ata nuk mund ta përballojnë financiarisht një transferim të tillë.

Përfaqësuesit e Neymarit janë të lumtur që PSG-ja tani është e hapur ta lejojë atë të larohet, mirëpo ata dëshirojnë që të vendosin vetë se ku do të jetë e ardhmja e futbollistit. 

Shpërndaje në

U Kopjua