Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e shqetësuar me atë që po ndodhë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së, nga shërbimi.“Vetëm nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, nëse nuk reagohet sot, nesër do të jetë vonë.
Postimi i saj i plotë:
Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!
Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë.
Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së.