Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një burrë në Skenderaj, pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një grua.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rruga “28 Nëntori”, Skenderaj 27.01.2023 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.