Live

Ngriten dyshime për lidhjet e Giresse: Si erdhi trajner në Kosovë?

11:34 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti Astrit Gashi ka ngritur dyshime mbi emërimin e trajnerit Alain Giresse te Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova u shokua dje nga Andorra, pasi u ndal me barazim në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kjo humbje nuk i pëlqeu askujt, ndërsa analisti Gashi ka shtuar dyshime mbi emërimin e teknikut francez te Përfaqësuesja e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur disa pyetje rreth emërimit të Giresse.

“Shtrohet pyetja se si erdhi Alain Giresse te Kombetarja e Kosoves dhe fqinj i kujt ishte ne France si dhe cfare lidhje ka kjo me lojen qe e pame sonte dhe herave te shkuara?
Disa gazetare te sportit kete e dine- i ftoj te flasin!
Deshtimi ka emer”, thuhet në postimin e Gashit.

Tekniku francez, Giresse u emërua trajneri i Kosovës në shtator të vitit të kaluar. Që prej atëherë Kosova nuk është se ka arritur rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kosova ndodhet në pozitën e tretë në Grupin I me dy pikë, katër pikë më pak se Zvicra e Rumania.

I pyetur se a e mendon tërheqjen mbrëmë pas barazimit turpërues nga Andorra, Giresse ka deklaruar se nuk e ka ndërmend një gjë të tillë, teksa ka pohuar se ekziston mundësia për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Barazimi i Andorrës dje ndaj Kosovës ishte barazimi i tretë i ekipit që nga vitit 1998.

Shpërndaje në

U Kopjua