Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për sulmin ndaj kreut demokrat Sali Berisha, në protestën e ditës së sotme.
Nikolla ka dënuar sulmin dhe bën thirrje që organet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbajtojnë ligjin ndaj autorit.
Reagimi i plotë:
Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla./abcnews.al