Live

Nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës

09:24 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Shala është në mesin e të akuzuarve që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Gjykimi ndaj tij ka filluar më 21 shkurt 2023, me ç’rast ai ishte deklaruar i pafajshëm teksa kishte mbajtur një fjalë rasti ku kishte krahasuar Gjykatën Speciale me institucionet e drejtësisë në Belgjikë.

“Unë jetoj që 25 vjet apo shkurt thënë gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik, detyra e prokurorit aty ku jetoj unë është hulumtoj, zbuloj paraqes provat dhe kërkoj drejtësi, në asnjë mënyrë t’i sajoj, t’i fabrikoj, në asnjë mënyrë. Madje aty ku jetoj unë është vepër penale, është e dënueshme”.

“Unë kam qenë një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...