Protestuesit në pankarta po mbajnë emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së.
Me thirrje e brohoritje UÇK, JO NË EMRIN TIM, Liri për Çlirimtarët portestuesit janë nisur drejt Qeverisë së Kosovës.
Protesta po mbahet kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vjet burgim.
Në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate do të kërkohet nga deputetët ndryshimi i ligjit për këtë gjykatë.
Në protestë po marrin pjesë edhe deputet të Kosovës.