Live

Nis restaurimi i Qendrës Hebraike në Prizren

19:09 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kanë nisur punimet restauruese në ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës.

Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder, nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish-hotel “Shumadia”, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Shpërndaje në

U Kopjua