Live

Nitaj: U prishën zotnitë ndër vete, si PAN do t’i fitonim zgjedhjet

13:00 / 31 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, duket se nuk po e përjeton mirë humbjen e partisë së tij dhe mbetjen në opozitë.

Sipas tij në rast se Haradinaj, Limaj e Veseli të tregoheshin parimor dhe ta vazhdonin bashkëpunimin edhe para 6 tetorit, do t’i fitonin zgjedhjet.

Por sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi, meqenëse “zotnitë janë prish ndër vete”.

Në fund ai teksa ka komentuar fitoren e VV’së, ka thënë se ndarja e PSD’së s’ja ka lënë shenjë fare partisë së Kurtit.

AAK’ja e Haradinajt ka dalë e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit edhe përkundër koalicionit me PSD’në e Shpend Ahmetit.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua