Live

Të shtëna me armë drejt një shtëpie në Vushtrri

11:07 / 28 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë në Vushtrri ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Nuk raportohet për të lënduar.

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës AK-47.

Rasti është inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Vushtrri 27.10.2022-02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua