Live

Një burrë vret gruan e tij dhe nënën e saj në Maqedoninë e Veriut

18:44 / 11 Janar 2020

Nga Kosova Live

Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prilep të Maqedonisë së Veriut ku një qytetar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj ndërsa ka plagosur dhe vëllanë e bashkëshortes.

Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllanë e bashkëshortes së ndjerë të tij janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore. Prokuroria Publike ka bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes , ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, pasi si pasojë e marrëdhënieve të jo të mira bashkëshortore ai jetonte i vetëm në të.

Prokuroria ka njoftuar po ashtu se trupat e viktimave janë marrë për obduksion./Alsat-M/

Shpërndaje në

U Kopjua