Live

Një i burgosur gjendet pa shenja jete në Qendrën e Paraburgimit Gjilan

16:16 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua