Live

Një muaj paraburgim për gjilanasen që e theri ish-të dashurin

17:58 / 10 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurës B. B..

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejt – dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin.

Me këto veprime e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...