Live

Një person gjendet i vdekur nga fqinja e tij në Lipjan

09:24 / 24 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Lipjan.

Policia ka njoftuar të hënën se viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga fqinja, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua