Live

Një person plagoset në Podujevë, Policia jep detaje

09:41 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një person është plagosur në fshatin Peran të Podujevës, derisa ishte dukë qëndruar në oborr.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe njësiti K-9.

Për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë rasti, derisa është njoftuar edhe prokurori.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Peran, Podujevë 25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua