1.
Revista “Sharri”, ka filluar të botohet për herë të parë më 1991. Më saktë, në nëntor 1991. Atëbotë u botua më emrin “Buletini”, si organ i rinisë së atëhershme. Fillimisht ishte mujore, dhe pas 12 muajsh, u riemërua me emrin SHARRI.
Ishte koha, kur pushteti serb, e kishte mbyllur çdo dritare informative në Kosovë. Kështu që rinia e atëhershme pothuaj në çdo komunë, doli me revista lokale. Edhe në Opojë vendosëm që të dalim me një revistë që do të kishte karakter kulturor, informativ, e shkencor, që do të botonte punime nga lëmi të ndryshme të artit, kulturës e shkencës. Kjo po ndodhte për herë të parë në historinë e ekzistimit të Opojës. Në vitin, 1993 u ndërpre përkohësisht për një kohë për shkaqe ekskluzivisht politike. Ishte koha kur në Kosovë, kishin ndodhur një varg arrestimesh, si të pjesëtarëve të të ashtuquajturit Front i Rezistencës, pastaj të ashtuquajturat Ministri e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministri e Mbrojtjes, por veçmas burgosja e pjesëtarëve të organizatave ilegale të atëhershme: Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës si dhe Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e cila ishte edhe themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Meqenëse si kryeredaktor i revistës Sharri, u detyrova një kohë që të bëjë më shumë jetë ilegale, e gjysmë ilegale se sa legale, derisa “kaloi furtuna” përkohësisht, dhe pastaj revista vazhdoi sërish të dalë, deri në momentin e largimit të popullatës nga Opoja, si dhe menjëherë pas kthimit të madh, për të vazhduar deri në ditën e sotme, kur sivjet më 2022, doli numri jubilar i 100, duke prezantuar para lexuesit jo vetëm opojan, vlerat kulturore të kësaj treve, si dhe shumëçka që kishte të bënte me trevën tjetër të afërt, në hapësirën dhe komunën e njëjtë, trevën e Gorës.
2.
Në lëmin e historisë, nga shumë punime shkencore nga autorë të ndryshëm jashtë Opojës dhe brenda Opojës, janë mbledhur edhe një varg të dhënash si të dhënat rreth shpërnguljeve, vrasjeve, masakrimeve, burgosjeve dhe torturave të ushtruara nga regjimet Serbe e Jugosllave në trevën e Opojës brenda periudhës kohore 1912-1945-1999.
Vrasjet, burgosjet, torturimet dhe për pasojë edhe shpërnguljet, kanë qenë “buka e përditshme” e shqiptarëve, pothuajse në të gjitha hapësirat e tyre etnike në Gadishullin Ballkanik. Krimet e tilla të ushtruara ndaj shqiptarëve marrë së bashku, kanë paraqitur gjenocidin e ushtruar ndaj tyre përmbi një shekull me qëllim të pastrimit të tyre etnik, të kolonizimit dhe të aneksimit të viseve të tyre nga vendet fqinje si: Serbia, Mali i Zi, Greqia e Bullgaria.
Kësaj dhune i është nënshtruar edhe popullata e trevës së Opojës si pjesë e tërësishme e trojeve shqiptare. Në këtë rast, po shprehim ca të dhëna statistikore në gjuhën e shifrave:
Shpërnguljet nga Opoja gjatë viteve 1912-1999: Në vitin 1999 dihet se e tërë popullata e Opojës u shpërngul dhunshëm në Shqipëri e Maqedoni. Shumë nga këto familje u shpërngulën nga Maqedonia në vende të ndryshme të Evropës si Gjermani, Zvicër, Itali etj., pastaj në SHBA, Kanada etj. Pas përfundimit të luftës pjesa dërmuese e popullatës u kthyen në Opojë.
Numri i personave të humbur e të shpërngulur daton qysh më herët, që nga viti 1912, pastaj 1945, pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore etj. Deri më tani janë regjistruar 581 persona të shpërngulur nga Opoja: Blaç 18, Bellobrad 6, Bresanë 29, Brezne 45, Brrut 292, Buçe 13, Buzez 8, Kapre 10, Kosavë 35, Kuk 20, Kuklibeg 21, Pllajnik 22, Pllavë 3, Rrenc 5, Shajne 16, Xërrxe 7, Zaplluxhe 10, Zgatar 20, Zym 1.
Vrasjet nga Opoja gjatë viteve 1912-1999: Numri i personave të vrarë e të masakruar të fshatrave të Opojës daton që nga vitet 19121945-1999. Deri më tani janë regjistruar 325 persona të vrarë, të masakruar e të humbur nga Opoja dhe atë: Blaç 8, Bellobrad 28, Bresanë 63, Brezne 12, Brrut 87, Buçe 10, Kosavë 2, Kuk 8, Kuklibeg 8, Pllajnik 5, Pllavë 70, Rrenc 3, Shajne 2, Zaplluxhe 8, Zgatar 9, Zym 2.
Të burgosurit nga Opoja gjatë viteve 1912-1999: Të burgosurit nga Opoja datojnë që nga viti 1912-1945-1999. Deri më tani janë regjistruar emrat e 233 personave të dënuar nga: Blaç 15, Bellobrad 6, Bresanë 56, Brezne 45, Brrut 9, Buçe 12, Buzez 6, Kosavë 2, Kuk 15, Kuklibeg 7, Pllajnik 5, Pllavë 27, Rrenc 1, Shajne 6, Xërrxe 1, Zaplluxhe 11, Zgatar 6, Zym 3.
Të torturuarit nga Opoja gjatë viteve 1912-1999: Torturat ndaj popullatës shqiptare janë bërë nga çdo regjim okupues. Deri më tani janë mbledhur të dhënat nga periudha 1912-1999, ku në intervale kohore ka ndryshuar vetëm intensiteti i dhunës si para Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas saj, sidomos me të ashtuquajturin Aksioni i Mbledhjes së Armëve në vitet 50-ta e deri në luftën e Kosovës. Në këtë drejtim janë shënuar të dhënat me emrat e 345 personave të torturuar, të marrë në biseda informative e të përndjekur gjatë viteve 1912-19451999, dhe atë: Blaç 42, Bellobrad 13, Bresanë 21, Brezne 61, Brrut 7, Buçe 16, Buzez 20, Kapre 9, Kosavë 20, Kuk 25, Kuklibeg 18, Pllajnik 7, Pllavë 8, Rrenc 10, Shajne 7, Xërxe 4, Zaplluxhe 12, Zgatar 21, Zym 8, qyteza e Sharrit 16.
3.
Nga folklori, deri më tani janë prezantuar tema të shumta. Mbledhja e lirikës popullore në Opojë, fillimisht është bërë nga ndonjë prej punonjësve të Institutit Albanologjik të Prishtinës si Dr. Nuhi Vinca, Dr. Sadri Fetiu, Dr. Myzafere Mustafa, Lorenc Antoni etj. Kjo ka ndodhur gjatë ekspeditave hulumtuese, studimore, kërkimore që kanë qenë të rralla. Kurse në mënyrë më intenzive mbledhja e lirikës ka filluar pas fillimit të botimit të revistës Sharri (Buletini), ku deri më tani janë mbledhur e prezantuar shumë materiale folklorike në prozë e lirikë popullore, nga mbledhës të trevës së Opojës. Kështu në shumicën e këtyre lëmive do të flasim me gjuhën e shifrave konkrete, (pa i përmendur këtu emrat e shënuesve, mbledhësve, autorëve, nga se ato do të përmenden në materialin Bibliografik të përpiluar me mjeshtri e pedanteri shkencore, nga autori i këtij libri dr. Nuridin Ahmeti). Në mbledhjen e lirikës popullore të Opojës, deri më tani janë mbledhur e botuar gjithësej, 1073 këngë të ndryshme që përfshijnë gjithsej 10653 vargje. (Këngë motmoti janë mbledhur gjithsej 61 këngë me 496 vargje; Këngë përgjimi janë mbledhur 11 këngë me 206 vargje; Ninulla janë mbledhur 46 këngë me 361 vargje; Këngë synetie janë mbledhur 28 këngë me 249 vargje; Këngë fejese janë mbledhur 194 këngë me 2161 vargje; Këngë nusërie janë mbledhur 12 këngë me 255 vargje; Këngë martese janë mbledhur 187 këngë me 1850 vargje; Këngë pune janë mbledhur 31 këngë me 266 vargje; Këngë dashurie janë mbledhur 98 këngë me 1243 vargje; Këngë erotike janë mbledhur 20 këngë me 282 vargje; Këngë humoristike janë mbledhur 20 këngë me 288 vargje; Këngë vallëzimi janë mbledhur 17 këngë me 243 vargje; Këngë rinie janë mbledhur 200 këngë me 1633 vargje; Dromca për fëmijë janë mbledhur 64 lojra përkatësisht dromca me 448 vargje; Këngë kurbeti janë mbledhur 48 këngë me 481 vargje; Këngë të ndryshme janë mbledhur 22 këngë me 193 vargje; Këngë historike janë mbledhur 16 këngë me 252 vargje.
Nga proza popullore në Opojë, janë mbledhur materiale të shumta si: Përralla 13; Përrallëza 8; Kallëzime 3; Anekdota 95; Legjenda 58; Fjalë të urta 3476; Mallkime 347; Urime popullore 72; Betime popullore 20; Ngushëllime 12; Përshëndetje 19; Kashelasha 24; Enigma popullore 3; Pyetje gjegje 2; Dolli 5; Lutje 10; Kërcënime 14.
4.
Në lëmin e gjuhësisë, mbledhja e leksikut në të folmen e Opojës është bërë fillimisht nga ndonjë studiues në kuadër të Institutit Albanologjik të Prishtinës të cilët rrallë e kanë vizituar këtë trevë. Këtu në këtë rast po përmendim Dr. Mehmet Halimin, Sylejman Drinin, Dr. Ibrahim Goqin, Dr. Skender Gashin, Dr. Abdullah Zymberin, Xhafer Kabashin, pastaj mësuesit nga trevat jashtë Opojës e që kanë punuar në Opojë si: Gani Demir Ratkoceri, Shaban Hasangjekaj etj. Ndërkaq pas daljes në skenë të revistës Sharri me mbledhje të leksikut filluan të mirren edhe intelektual të trevës së Opojës si: Ismet Lecaj, Mitat Fejza, Ibrahim Skenderi, Demir Reshiti, Rizan Krasniqi, Xhafer Beqiraj, Bedri Halimi, Nexhat Ajdini etj.
Në këtë drejtim nga leksiku i Opojës janë mbledhur: Fjalë të rralla
1906; Homonime 57; Sinonime 134; Antonime 405; Fitonime 85; Zoonime 62; Antroponime 517; Frazeologjizma 2061; Barbarizma 1076; Toponime 1793; Eufemizma 246.
5.
Në lëmin e etnologjisë, deri më tani janë mbledhur e sitemuar shumë të dhëna nga etnokultura e trevës së Opojës. Janë bërë edhe studime të ndryshme për tema të caktuara nga punonjës të ndryshëm të cilët e kanë vizituar Opojën si: Dr. Ukë Xhemaj, Dr. Drita Statovci, Dr. Shpresa Siçeca, Xhafer Kabashi, Dr. Rexhep Munishi etj. Pastaj nga inteletualët opojan: Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Dr. Xhevat Hasani, Dr. Muharrem Qafleshi, Dr. Hajriz Meleqi, Dr. Nehat Krasniqi, Dr. Sadik Mehmeti, Rexhep Hasani, Bedri Halimi etj. Këtu në vijim po prezantojmë një pjesë të të dhënave në gjuhën e shifrave: Etnopsikologji 68 njësi, Drejtësia popullore 24 njësi; Parapsikologji 40 njësi; Vegla etnografike 174 njësi; Vegla sportive 9 njësi; Velga muzikore 14 njësi; Vegla për lojra 5 njësi; Bimë zbukuruese 5 njësi; Shfrytëzimi i botës bimore 16 njësi; Bimët mjekuese 111 njësi; Bota shtazore 152 njësi; Prodhime blegtorale 20; Veterinaria popullore 20 njësi; Emërtimet e kafshëve shtëpiake 60 njësi; Ushqime popullore 67 njësi; Mjekësi popullore 52 njësi; Besime mitologjike
8 njësi; Sporte popullore 14 njësi; Lojra popullore 37 njësi; Bestytni 168 njësi; Format e orientimit 73 njësi; Njësitë matëse 75 njësi; Fotografi 360 njësi.
6.
Pastaj janë prezantuar punime në lëmi të tjera si: shkrime historike, demografike, gjeografike, sociologjike, ekonomike, bujqësore, arsimore, publicistike, intervista, prezantime, recensione, qasje, vështrime, reportazhe, udhë përshkrime, krijime të ndryshme letrare në të gjitha gjinitë, si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.
Në asnjë mënyrë, në asnjë lëmi: as në histori, as në folklor, as në gjuhësi, as në etnologji nuk pretendojmë se janë mbledhur të gjitha të dhënat. Prandaj mbetet akoma punë për tu bërë në këtë drejtim nga intelektualët e Opojës e veçmas nga të rinjtë në mënyrë që gjërat të mos i mbesin harresës.
Është i gjatë, shumë i gjatë vargu i emrave po të përmendeshin të gjithë ata që kanë botuar në një formë apo një tjetër në revistën Sharri në këtë rast, sepse po të gjithë këta emra do të përmenden në hollësi siç u tha nga Dr. Nuridin Ahmeti, sipas numrave të revistës, titullit të njësisë, numrit të faqeve, vitit të botimit etj.
Por gjithsesi nuk mund t’i lëmë pa përmendur në këtë drejtim, emrat e përsonave që e bënë ballinën e revistes si: Demir Reshiti, Ibrahim Skenderi, Bajram Gërdellaj, Bejtulla Rakipi, Adil Beqaj, Berat Batiu, Çajup Kajtazi, Rrezeart Galica. Faqosësit fillestar: Demir Reshiti, Mitat Fejza, Adil Beqaj, Muhamer Ibrahimi Trimi, Rrezeart Galica, Çajup Kajtazi, Ahmet Pantina, Berat Batiu, Nuhi Paçarizi, etj. që kanë ndihmuar në lekturime: Demir Reshiti, Ismet Lecaj, Sadik Mehmeti, Nuridin Ahmeti, Mirsad Kuteli. Në daktilografime: Demir Reshiti, Mitat Fejza, Adil Beqaj, Tafil Duraku, Aferdita Maliqi, Dr. Hazer Dana, Hasim Kryeziu, Dardan Halimi, Marigona Halimi, Florian Halimi e natyrisht pa e përjashtuar as veten si kryeredaktor për të gjitha gjërat: përzgjedhje e temave, daktilografim, zgjedhje e ballinës, lekturim, faqosje… Kështu që meritat janë të të gjithve, kurse lëshimet e çfarëdo lloji, janë vetëm të mijat.
7.
Në botimin e kësaj reviste, sigurisht se janë hargjuar mjete materjale. Prandaj në këtë rast është e domosdoshme të theksojmë se daljen e kësaj revsite, e kanë ndihmuar materjalisht, edhe njerëz të vullnetit të mirë, donator e mecenë të artit e kuturës shiptare si: Ferki Rrahmani, vëllezrit Behar, Rexhep e Bujar Hasipi, babai i tyre tashmë i ndjerë: Fejzulla Hasipi, Bekim Hasipi, Garip Osmani, arsimtari tashmë i ndjerë Naip Osmani, Hasan Hasani, Feti Hasani, Dr. Xhevat Hasani, Emri Hasani, Avni Nebiu, Nexhmedin Asllani, Beqir Rasimi, Muharrem Hajredini, Hajrulla Halimi, Nexhat Halimi, Bahri Halimi etj., e disa numra edhe nga Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
8.
Ata që mbetën pa gjumë me netë të tëra dhe që e përbënin bërthamën e redaksisë ishin: Demir Reshiti, Rexhep Tershnjaku, Mitat Fejza, Ibrahim Skenderi, e Ismet Lecaj, për të ardhur deri te Sadik Mehmeti, Mirsad Kuteli, Dr. Hazer Dana, Dr. Nuridin Ahmeti, Hasim Kryeziu, Mr. Kasam Muhameti, Bajram Gërdellaj etj, si pjesë e redaksisë, etj. Pastaj bashkëpunëtorët Abaz Çengaj, Fatmir Mehmeti, Rizan Krasniqi, Dr. Xhevat Hasani, Xhafer Kabashi (tashmë i ndjerë), Dr. Yrjet Berisha (tashmë i ndjerë), Dr. Hajriz Meleqi, Dr. Muharrem Qafleshi, Besim Cengu etj.
Në këtë rast, nuk mund të mos i përmend ata që e shpërndanë nëpër fshatra të ndryshme si: Avdurrahim Shefqeti, Defrim Shefqeti, Afrim Rrahmani, Sherafidin Osmani, Xhemaledin Rasimi, Fejaz Osmani, pastaj Bashkim Halimi, Hekim Halimi, Vedat Halimi, Hajrullah Halimi, Emurllah Halimi (tashmë i ndjerë) etj.
9.
Është e pamundur të përmenden të gjithë, sepse kanë kaluar kaq vite, prandaj në pamundësi t’i përmend të gjithë, kërkoj mirëkuptim dhe i falenderoj nga zemra, të gjithë ata që e ndihmuan revistën Sharri në çfarëdo forme, për të ardhur deri këtu.
Revista Sharri ka arritur të lexohet në qarqet intelektuale të shumë qendrave shqiptare, si në Prishtinë, Tiranë, Kukës, Tetovë, Prizren, Shkup etj.
Materjalet e kësaj revsite u kanë hy në punë shumë studentëve për të diplomuar në shkenca të ndryshme shoqërore, pastaj disave edhe që të magjistrojnë dhe doktorojnë.
Nga këto materjale, janë botuar librat: Opoja aspekti historik; Opoja aspekti folklorik; Opoja aspekti gjuhësor; Opoja aspekti etnologjik. Pastaj libri me poezi i autorëve nga Opoja “Lule në Zinovë”. etj.
Me kalimin e kohës, kur redaksia mendoi se në masë të konsiderueshme janë ezauruar materjalet në lëminë e historisë, gjuhësisë, folklorit, etnologjisë, madje duke ua ribotuar edhe materjalet e autorëve jashtë Opojës që kanë shkruar për Opojën, në cilëndo fushë të artit, kulturës e shkencës, vendosi ta zgjeroj konceptin e revistës Sharri, duke botuar shkrime të veçanta të autorëve të veçantë në lëmin e historisë, folklorit, gjuhësisë, etnologjisë, letërisë shqipe, letërsisë së huaj, etj., emrat e të cilëve dhe titujt e punimeve të të cilëve secili lexues ka mundësi t’i gjejë në këtë libër.
10.
Disa fjalë për autorin e librit dr. Nuridin Ahmetin. Nuridin Ahmeti është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Krahas shumë punimeve shkencore të botuara në revista të ndryshme shkencore, ka botuar në vazhdimësi shumë punime të tij edhe në revistën SHARRI. Natyrisht se ka botuar edhe libra të veçantë në lëminë e shkencës së historisë. Nuridini, është edhe anëtar i redaksisë. Me pedantëri i ka mbledhur e sistemuar numrat e revistës në fjalë. Dhe jo vetëm kaq! Por ai me fanatizëm ka bërë edhe bibliografinë e të gjitha shkrimeve të numrave të revistës Sharri. Dhe atë sipas kritereve shkencore. Një punë e tillë, padyshim sa është e mirë për shkencën, po aq është e lodhshme për përpiluesin e kësaj Bibliografie.
Ne e përgëzojmë Dr. Nuridin Ahmetin për punën kolosale e të palodhshme që ka bërë.
PS
Sigurisht se gjatë rrugëtimit tonë, mund ta kemi bërë edhe ndonjë lëshim: ndonjë shkrim, nuk do ta kishim botuar fare, apo do ta kishim botuar më ndryshe, por koha dhe rrethanat nëpër të cilat kemi punuar si redaksi e ka bërë të vetën, për të cilën gjë, kërkojmë mirëkuptim, për këdo që mund të jetë prekur për ndonjë arsye, me ose pa vend nga ana jonë. Gjithsesi i respektojmë të gjithë autorët, bashkautorët, të apostrofuarit etj., nga se kemi nevojë të përhershme për respekt të ndërsjella, nga se fijet që na bashkojnë gjithsesi janë më të shumta, më të mëdha dhe më të rëndësishme se sa ndonjë gjë sekondare a fragmentare që mund të na ndaj.