Live

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur dje në veri të Mitrovicës

09:29 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sipas policisë, dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga një shpërthim është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture.

Rasti në fjalë është duke u hetuar.

Ndryshe veri i vendit vazhdon të jetë vazhdimisht në zhvillime e sipër, ndër të tjerash shumica prej tyre të cilat kanë rrezikuar qytetarët, zyrtarë të shumtë e në mesin e tyre edhe policë të Kosovës.

Sulmet e ndryshme të cilat po bëhen shpesh herë nga grupe kriminale janë shqetësuese për këdo që jeton në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua