Live

Një shqiptar i humbur në aksidentin tragjik në Greqi, nuk dihet fati i 23-vjeçarit

14:48 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.

I humbur është Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeç.

E afërmja e tij tregon për Top Channel se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.

“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, thotë Ana Ruçi mes lotësh.

Shpërndaje në

U Kopjua