Live

Një shqiptar rrëfen se si mbijetoi nga tërmeti në Turqi

14:03 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, ka rrëfyer përjetimin e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Ai tha se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli në momentin që ndjeu goditjen e fuqishme rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Mes lotësh ai tha se doli menjëherë në korridor dhe mundi të zbriste përmes shkallëve. Dodi tha se gjatë kohës që po zbriste rrëmbeu dhe një fëmijë që ndodhej aty dhe e nxori jashtë.

“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët. Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi./EuronewsAlbania

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...