Veshja e Machine Gun Kelly dhe Megan Fox për Halloween ka bërë që njerëzit të shpërthejnë në kritika.
Kostumet e tyre po konsiderohen fyese dhe të neveritshme, veçanërisht për njerëzit e krishterë.
MGK është veshur si një prift katolik, i cili vendos një meshë kungimi në gojën e Megan, që shfaqet në gjunjë me një veshje provokuese. (Kungimi – Rit fetar që bëhet zakonisht në kishë për të pastruar mëkatet).
Megan përmend kungimin edhe në përshkrimin e fotove, që është një rit i shenjtë i të krishterëve.
“Nuk jam e krishterë, por kjo është e gabuar në çdo mënyrë,” shkroi dikush.
Dikush u shpreh:
“Brez i rrënuar, idhuj të rrënuar. Edhe sa vëmendje duan këta të dy?”
Komente të tjera:
“Poshtërimi dhe degradimi që njerëzit janë të aftë të bëjnë për hir të rrjeteve sociale”, “Askush s’mund të tallet me fenë e dikujt tjetër”, “Ok, këta janë 100% të droguar”, “Unë jam ateiste dhe kjo më duket e neveritshme”, “Pastaj bëhet ‘cancel’ Kanye, por jo këta?!”.