Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:20, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet se pësoi lëndime nga arma e zjarrit.
Kosovalive.net, mëson se njëri nga të plagosurit është djali I trajnerit Arbnor Morinës, Darsel Morina.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Kosovalive.net, do të ju mbaj të informuar.

