Live

Njësia e deminimit arrin në aeroport

10:33 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e Prishtinë pas kërcënimit me bombë.

Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.

Shpërndaje në

U Kopjua