Live

Njofton ministrja Haxhiu: Ministria e Drejtësisë është pajisur me peceta higjienike

17:00 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se institucioni me të cilin ajo drejton është pajisur me peceta higjenike.

Haxhiu ka bërë thirrje që e njëjta praktikë të aplikohet në gjitha institucionet publike dhe ato private.

“Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë.

E drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks.

Praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private.

Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua