Live

Njohësit e kibernetikës thonë se mund të identifikohen autorët që kërcënojnë përmes email-it

10:00 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pasditen e së hënës Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes adresës elektronike kishte pranuar një alarm për bombë. Pasi doli në vendngjarje, Policia bëri të ditur se i njëjti ka rezultuar i rrejshëm. E njohësit e kibernetikës thonë se autorët e këtyre kërcënimeve mund të identifikohen dhe se vendi ka kapacitet për ta bërë këtë.

Kishin për të udhëtuar jashtë vendit.

Por këta udhëtarë pasditen e së hënës nuk u lejuan të futen në Aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo për shkak se Aeroporti ishte kërcënuar përmes adresës elektronike se në njërin nga aeroplanët ishte vendosur bombë.

Pasi dolën në vendngjarje, Policia e Kosovës bëri të ditur se alarmi rezultoi i rremë.

Por me këto lloj alarmesh, vendi është përballur shpeshherë edhe gjatë vitit të kaluar.

Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia rreth hetimit të këtyre rasteve, por që nuk ka pasur përgjigje.

Por, profesori i shkencave kompjuterike, Ramadan Dervishi tregon vështirësitë që mund të hasin organet në identifikimin e autorëve të tyre.

Megjithatë ai thotë se ka njerëz në Kosovë të cilët mund të bëjnë identifikimin e këtyre persona.

E njohësi i sigurisë, Bedri Elezi përmend disa arsye pse mund të ndodhin kërcënime të tilla.

Përveç Aeroportit, alarme të rrejshme ka pasur kryesisht në Prishtinë në Stacionin e Autobusëve por edhe nëpër disa shkolla të kryeqytetit.

Shpërndaje në

U Kopjua