Live

Noizy ofendon rëndë gazetaren shqiptare

19:23 / 04 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Noizy vazhdon me avazin e zakonshëm!

Reperi Noizy në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një fotografi të gazetares shqiptare, Dasara Karaiskaj.

Imazhit i ka vënë mbishkrimin me të cilin e ka ofenduar rënd atë.

“Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009. Kush është kjo dhëmbë kalbura”, ka shkruar Noizy i cili edhe njëherë ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me të.

Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale.

Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizy-t si ajo e hedhjes së parave në një klub në Tiranë, apo foto të tjera të bujshme të tij.

Noizy ofendon gazetaren

Shpërndaje në

U Kopjua