Live

Norvegjia interesohet, Kosova më pak

18:39 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Janë bërë katër muaj që babai i Artanit, Safet Zymberi nuk ka folur me të birin, tashme te ndjere.

Arsyjet e vdekjes së kosovarit Artan Zymberit, në burgun Sremska Mitrovcica në Serbi vazhdojnë të mbesin misterioze, shkruan Kosovalive.net.

Trupin e pajetë të 28 vjeçarit, me nenshtetësi norvegjeze, familja e kanë tërhequr nga Serbia dhe autopsinë kanë vendosur t’ia bëjnë përseri në Novergji.

Babai i Artanit të ndjerë, Safeti tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mori përmes postës që ia kanë dërguar në shtëpi shteti Norvegjez. Për Kosovalive.net bënë të ditur se nuk ka informata me rastin, krejt cka dinë është se ka vdekur nga pëlcitja e zorrës qorre.

“Neve na ka ardhur një letër në shtëpi në Novergji, na ka jepur një informatë, kështu qeky rast ka ndodhur. Edhe na jemi ardhur që të marrim. Tash jemi rrugës tu shku”, “Nuk kam fort informata, veç ma kanë jep një lajm që me ka shku. Kështu që, ata po thonë i ka pëlcitur zorra qorre spo di cka me te thanë”.

Lidhur me pyetjen se a ka pasur probleme me shëndetin Artani me herët, ai tha se sa ishte në dijeni nuk ka pasur ndonjë problem. Por sipas rezultatit të obduksionit të kryer në Serbi arsyeja e vdekjes së tij është apendiciti.

Për më shumë detaje rreth vdekjes, ai tha se do të na informojmë pas rezultatit të autopsisë që do t’ia bëjë në Novergji.

Shefi i Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari ka raportuar se të gjitha informacionet për vdekjen e Artan Zymberit ua kanë dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Asnjë zyrtarë I kësaj ministrie nuk është deklaruar për të dhënë detaje mbi shtetasin kosovar.

Në një përgjigje më shkrim për Kosovalive, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se për rastin është informuar me 2 dhjetor dhe kanë kërkuar sqarime nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë por akoma nuk kanë marrë informata.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, është shprehur MPJD.

Në përgjigjen e tyre thuhet se “Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e  Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”.

Gjithashtu zyrtarëte kësaj ministrie kanë theksuar se “mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”.

Përndryshe autoritet serbe kanë dhënë dy versione për vdekjen e tij, njëri ka të bëjë me ulçerë (i thati në lukth), e tjetri prej zemrës, por aktualisht rrethanat e vdekjes së të riut mbesin mister, pasi që  kosovalive.net ka tentuar të marrë më shumë informata, por as Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi e as MPJD nuk kanë dashur të flasin më shumë për këtë rast. Një version që qarkullojë këto ditë në medie ishte se Artan Zymberi është vrarë me arsyen se ai e kishte në gjoks tatuazhin e figurës së Adem Jasharit në dy krahët emblemën e UÇK-së dhe Skëndërbeun.

Shpërndaje në

U Kopjua