Njëri prej anëtarëve të bordit është edhe Driton Sylqa.
Për të, mediat raportuan se është anëtar i partisë Alternativa të Mimoza Kusari-Lilës dhe se ka shërbyer si asamblist në Komunën e Pejës nga kjo parti.
Megjithatë, Kusari-Lila në një përgjigje për teve1.info tha se nuk ka kurrfarë ndikimi në këtë emërim, madje as që është njoftuar për emërimin e Sylqës.
“Jo, nuk e di për çfarë lajmi po flisni. Kur është emëru? Nuk e kam pasë atë informatë, absolutisht jo. S’kam qysh me iu përgjigj kur nuk e kam pasë informatën fare e leje ma që kam mujt me pasë diçka në këtë emërim”, ka thënë ajo.