Live

“Nuk është e ndaluar, por kërkohet koordinim”: Maqedonci për dërgimin e FSK-së në veri të Kosovës

09:35 / 03 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka lënë të hapur mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të shkojë në pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, kjo mund të bëhet në koordinim me KFOR-in.

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se edhe pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit ka kontaktuar me KFOR-in, e këtë shtoi se e ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Besoj se kërkesa është diskutuar me kryeministrin, për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in për të kryer misionin e tyre në veri. KFOR-i nuk është forcë penguese, por për siguri e stabilitet e një forcë partnere. Me një mandat të NATO-s e s’e konsiderojmë ndalesë faktin se duhet të koordinohemi me ta. FSK-ja është forcë e dizajnuar për të operuar në çdo pjesë të Kosovës. Ne synojmë të bëjmë koordinim paraprak me KFOR-in kur ka nevojë të operohet. KFOR-i ka mandat për t’i ruajtur kufijtë, për të mos lënë rikthimin e forcave okupatore serbe. E nëse KFOR-i vazhdon të tregon seriozitetin në raport me mandatin”, është shprehur ai në Interaktiv të KTV-së.

“Kur vlerësohet se ka nevojë për pjesëmarrje, FSK-ja do të jetë atje (në veri) e kjo do të bëhet në koordinim me KFOR-in. Vlerësoj se FSK-ja ka mandat për të operuar në tërë territorin. Kërkesa për koordinim është çështje operacionale, e jo mandati. Nuk vihet në pikëpyetje apo mandati të jetë FSK-ja në veri, në pyetje është aspekti operacional dhe nevoja për koordinim”, ka shtuar ai.

“Nuk është e ndaluar por kërkohet koordinim paraprak. Ne synojmë të bëjmë koordinim paraprak kur ka nevojë të operohet në veri të vendit tonë”, tha ministri Maqedonci.

Maqedonci foli edhe për letrën e zotimit nga Thaçi kohë më parë, që të FSK të ketë koordinim me NATO-n për të shkuar në veri.

“Asnjë kryeministër s’do të bënte zotim të njëanshëm, vlerësoj se ka pasur marrëveshje me anë të së cilës është kërkuar të zotohet për mosangazhim të FSK-ja në veri me KFOR-in. Nuk pajtohem që ai zotim të bëhej në atë kohë kur FSK-ja kishte mandat të kufizuar. Vlerësoj se vendi duhet të respektojë zotimin. Ky zotim është bërë në një organizëm ku synojmë të jemi shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Për këtë temë, ditë me radhë foli edhe kryeministri Kurti, duke e fajësuar Thaçin pse s’po mund ta dërgojë Ushtrinë në veri.

Kurti këtë marrëveshje e cilësoi katastrofale, duke thënë se për shkak të saj, është i kushtëzuar në raportet me NATO-n.

“Kufirin e kemi shumë të gjatë me Serbinë, 381 kilometër, më i gjati është në Podujevë, mandej në Leposaviq. Në Leposaviq kufirin do të duhej, po edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan me na ruajtur ushtria. Mirëpo me datë 19 prill 2013, ish-kryeministri Thaçi ia ka çu një letër ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që FSK-ja se kalon Ibrin. Katastrofë është ajo letër. Unë jam i kushtëzuar në raportet me NATO-n për shkak të qasaj letre. Prandaj, para se me u kualifiku me na bë këtë kritikë e me kqyr me na marrë në pyetje trego a është gabim apo është në rregull qajo letër. Sepse, kufirin nuk ta ruan, e nuk ta mbron policia si ushtria”, tha kryeministri Kurti.

Nacionale Facebook

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...