Live

“Nuk është kompetencë e imja” Ministrja Haxhiu flet për lejen e punës që e mori në burg kunati i saj

11:56 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Hazir Krasniqi, kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, po i mundësohet të punojë derisa po e vuan dënimin me burg në Smrekonicë.

Ai ishte dënuar për ndihmë në vrasje, e për shkak të sjelljeve të mira, siç u tha, iu lejua edhe puna jashtë burgut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e pyetur nga Nacionale për këtë temë, ka thënë se kjo nuk është kompetencë e saj.“Këto nuk janë kompetencë e imja”, tha shkurt Haxhiu, duke kërkuar që për temat e tilla t’i drejtohen Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua