Live

Nuk pranon kontrollin, policia i gjenë drogë në vetur

11:02 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili dyshohet se po transportonte lëndë narkotike me makinë.

Në momentin e ndalimit nga policia në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, i riu me iniciale Xh. F., kundërshtoi punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Por ai është neutralizuar dhe uniformat blu kryen kontrollin e automjetit ku gjetën në sendiljen e pasme 2.3 kg drogë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa,”-njofton policia.

22-vjeçari, banues në Lezhë, u arrestua me akuzat e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...