Live

Nushi e quan skandaloze paraqitjen e zëvendësit të Albulena Haxhiut: U zu në rrenë disa herë

23:15 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar paraqitjen e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu në një emision televiziv duke e quajtur si paraqitje skandaloze.

Nushi thotë se, zv-ministri u zu në rrenë disa herë gjatë dhënies së argumenteve të tija që lidhen me rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe zhdukjes së provave nga laboratori.

“Sa ka manipulu VV-ja me rastin Dehari, mundeni me pa ne Debat Plus ne Dukagjin. Mysafir ishte zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Salahu dhe pati paraqitje skandaloze. U zu ne rrene disa here, dhe asnje manipulim nuk i funksionoi”, shkruan Nushi në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua