Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga partia e tij kundër marrëveshjes së Ohrit.
Nushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë ata që u gëzuan që nuk pa pas shumë njerëz në protestë, nuk ia kanë hallin Zajednicës.
Ai tutje ka thënë se ata e kanë hallin se si ju del lideri para mashtrimit, dhe sipas tij mashtrimin e durojnë, ndërsa të vërtetën nuk e durojnë.
Postimi i plotë i tij:
Ju qe gezoheni qe nuk ka pase shume njerez ne protesten kunder Zajednices, ju nuk e keni hallin e Zajednices.
Ju e keni hallin se si del lideri para mashtrimit te tij. Mashtrimin e duroni, po nuk e duroni te verteten. E verteta tregon qe jeni nenshtru dhe po ju pelqen vec pushteti, pa kauza.
Jeni sikur tifoze.