Live

Nushi i PSD-së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz sot në protestë, nuk ia keni hallin e Zajednicës

20:53 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga partia e tij kundër marrëveshjes së Ohrit.

Nushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë ata që u gëzuan që nuk pa pas shumë njerëz në protestë, nuk ia kanë hallin Zajednicës.

Ai tutje ka thënë se ata e kanë hallin se si ju del lideri para mashtrimit, dhe sipas tij mashtrimin e durojnë, ndërsa të vërtetën nuk e durojnë.

Postimi i plotë i tij:

Ju qe gezoheni qe nuk ka pase shume njerez ne protesten kunder Zajednices, ju nuk e keni hallin e Zajednices.

Ju e keni hallin se si del lideri para mashtrimit te tij. Mashtrimin e duroni, po nuk e duroni te verteten. E verteta tregon qe jeni nenshtru dhe po ju pelqen vec pushteti, pa kauza.

Jeni sikur tifoze.

Shpërndaje në

U Kopjua